Arrestim i një të dyshuari - Foto: Ilustrim

Ngacmohet nga ish-Bashkëshorti

olicia e stacionit “Veriu” në Prizren i është përgjigjur thirrjes së një viktime të gjinisë femërore, e cila kërkonte ndihmë pasi që ndihej e ngacmuar dhe e rrezikuar nga ish-bashkëshorti i saj, i cili jeton në një vend perëndimor.

Incidenti ka ndodhur mbrëmë në lagjen “Arbana” të Prizrenit.

Sipas ankueses, i dyshuari kishte ardhur disa herë afër oborrit të saj.

Pas pranimit të ankesës, Policia ka reaguar dhe ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast e kanë identifikuar të dyshuarin, i cili në ato momente kishte në duar një palë dylbi.

I njëjti është arrestuar dhe ndaj tij prokurori i shtetit e ka nënshkruar vendimin për ndalim policor, njofton Zyra për Informim e Policisë Rajonale të Prizrenit.