Nga nesër gjoba për ata që hedhin mbeturina jashtë kontejnerëve

Që nga nesër kushdo që hedh mbeturina jashtë kontejnerëve ose i djeg ato do të gjobitet nga 20 deri në 100 euro.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi  nesër do të nënshkruajë Udhëzimin Administrativ për Ndëshkime me Gjoba Mandatore.

“Përmes këtij udhëzimi administrativ, të gjithë personat fizik që hedhin mbeturina jashtë kontejnerëve apo djegin mbeturina do të gjobiten me gjobë prej 20 deri 100 euro”, thuhet në njoftimin e MMPH.