Sjelja në gjykatë e të arrestuarve të djeshëm | Foto: KALLXO.com

Nesër Vendoset për të Arrestuarit nga EULEX-i

Avokati Mahmut Halimi tha për KALLXO.com se nesër do të vendoset rreth masës së sigurisë për të dyshuarit në lidhje me vrasjen e dy zyrtarëve të UNMIK-ut.

Halimi më tutje tregoi se të dyshuarit për këto vrasje janë gjykuar më parë dhe janë liruar nga akuzat.

Sipas Halimit, pretendimet e prokurorisë për këtë rast kanë ndryshuar plot 11 herë.

KALLXO.com shkroi sot për seancën e caktimit të masës së sigurisë për Alban Dizdarin, Bajram Kiçmarin dhe Faik Shaqirin, të cilët u sollën në gjykatë nën masa të rrepta sigurie.

Prokurori Danilo Cecarelli kërkoi paraburgim për dy të arrestuarit dhe të ekstraduarin nga Gjermania.

http://kallxo.com/kerkohet-paraburgim-ndaj-te-dyshuarve-per-vrasje-te-zyrtareve-te-unmik-ut/

Alban Dizdari e Bajram Kiçmari u arrestuan dje në afërsi të Podujevës në një aksion të përbashkët të Policisë së EULEX-it dhe asaj të Kosovës.

http://kallxo.com/dy-te-arrestuar-per-vrasjen-dy-zyrtareve-te-unmik-ut-me-2004/

Zyrtarë të EULEX-it thanë për KALLXO.com  se arrestimet nuk lidheshin me Gjykatën Speciale.

http://kallxo.com/eulex-flet-per-aksionin-e-sotem-te-policise/