Faqja e internetit e KRPP-së | Foto: KALLXO.com

Nesër Skadon Afati për Dorëzimin e Raporteve Vjetore në KRPP

Autoritet kontraktuese edhe gjatë ditës së nesërme mund ta kryejnë obligimin e tyre ligjor të dorëzimit të raporteve vjetore për kontrata publike të nënshkruara për vitin 2017 në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik.

Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP) u ka bërë thirrje autoriteteve kontraktuese që t’i dorëzojnë raportet vjetore për kontratat publike të nënshkruara deri në fund të këtij muaji.

“Në bazë të përgjegjësive sipas Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, KRPP kërkon nga të gjitha autoritetet kontraktuse të Kosovës që të dërgojnë raportin vjetor për kontratat e nënshkruara publike për vlera të mëdha, të mesme, të vogla dhe minimale për vitin fiskal 2017, më së largu deri me 31.01.2018 pranë KRPP-së”, thuhet në njoftim.

Kërkesën për dorëzimin e këtyre raporteve KRPP-ja e bazon në Ligjin për Prokurim Publik.

Në 2016-ën afati i fundit për dorëzimin e raporteve të tilla në KRPP ishte 15 janari.

Mirëpo ky afat është dashur të shtyhej edhe për dy javë të tjera pasi autoritetet kishin dorëzuar raportet vjetore me gabime.