Pamje nga një mbledhje e Kryesisë së Kuvendit - Foto: Kuvendi i Kosovës

Nesër seancë e jashtëzakonshme për Raportin e Progresit

Në Kuvendin e Kosovës nesër do të mbahet seancë e jashtëzakonshme lidhur me Raportin e Progresit.

Anëtarja e Kryesisë së Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se para dy ditësh grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, me mbështetjen e LDK-së dhe të Grupit të Deputetëve të Pavarur, kanë proceduar kërkesë për seancë të jashtëzakonshme për Raportin e Progresit dhe se kjo seancë do të mbahet nesër, duke nisur në ora 10:00.

“Ky raport evidenton probleme të mëdha për vendin tonë. Është e rëndësishme që nesër të diskutohet për këtë raport. U vendos qe seanca e mbetur do të vazhdojnë me datë 26, ku ka 3 interpelanca për kryeministrin Haradinaj”, tha Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë.

Sipas deputetes, në mbledhjen e Kryesisë është vendosur po ashtu që më 3 maj të ketë një seancë tjetër me kërkesën për formimin e Komisionit për shpenzimet e Presidencës dhe disa pika të tjera.

KALLXO.com transmetoi LIVE konferencën për media pas mbledhjes së Kryesisë: