Audi Q7 e Komunës së Prishtinës | Foto: KALLXO.com

Nesër në Ankand Audi Q7 e Mustafës

Shtëpia e Ankandeve “Kosova” në një komunikatë ka bërë të ditur se nesër do të organizohet ankandi i makinës së Komunës së Prishtinës Audi Q7.

Ankandi, sipas komunikatës, do të zhvillohet nga Shtëpia e Ankandeve “Kosova” në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.

Makinën Audi Q7 e përdorte Isa Mustafa derisa ishte kryetar i Prishtinës, ndërsa kryetari aktual Shpend Ahmeti gjatë fushatës për zgjedhjet lokale 2013 kishte premtuar se do ta shiste këtë makinë nëse bëhej kryetar.

Në shtator të vitit të kaluar, tre vjet pas premtimit të Shpend Ahmetit, KALLXO.com shkroi se Audi Q7 ende ndodhej në garazhin e Komunës së Prishtinës, edhe pse ishin bërë përpjekje për shitjen e saj.

http://kallxo.com/audi-q7-e-mustafes-ende-ne-garazhin-e-komunes/

Vetura ishte blerë 76 mijë euro, ndërsa vlera e saj tashmë ka rënë dukshëm.