nga një mbledhje e Kryesisë së Kuvendit. Foto: Kallxo.com

Nesër Mblidhet Kryesia e Kuvendit, Vendos për Seancën

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër në orën 11:00 për të vendosur për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme, që ishte thirrur nga partitë opozitare për të diskutuar rreth parimeve programore të Qeverisë Haradinaj.

Kjo seancë ishte ndërprerë me kërkesë të grupit parlamentarë të LDK-së.

Në këtë seancë nuk kishte marrë pjesë asnjë anëtar i kabinetit qeveritar, ndërsa prej deputetëve të partive në pushtet i pranishëm kishte qenë vetëm, Milaim Zeka, i cili ishte përjashtuar nga Kuvendit për shkak të fjalorit të përdorur.

Përveç kësaj në këtë mbledhje të kryesisë pritet të shqyrtohen edhe propozim vendimet për krijimin e grupeve dhe komisioneve parlamentare si dhe do diskutohet për përgatitjen e seancës së re të rregullt të Kuvendit.