Autobusët e rinj të Trafikut Urban të Prishtinës - Foto: Facebook

Nesër Lëshohen në Qarkullim Autobusët e Linjave 1 dhe 4

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se për nder të Ditës së Pavarësisë, autobusët e rinj do të lëshohen në qarkullim nesër.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Shpend Ahmeti tha se nesër duke nisur nga ora 6:00 do të vihen në qarkullim autobusët e linjave 1 dhe 4.

Risi, sipas tij, do të jetë fakti që linjat do të funksionojnë deri në ora 22:00.

“Autobusët do të jenë çdo pesë minuta dhe nesër në 9 vjetorin e Pavarësisë do të jetë falas për të gjithë”, ka shkruar Ahmeti.

15 autobusët e rinj, nga 51 sa i ka blerë Komuna përmes një kredie të marrë në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), kanë ardhur në Prishtinë më 30 dhjetor 2016.

http://kallxo.com/autobuset-shkelin-prishtinen/