Parakalimi i FSK-së - Foto: KALLXO.com

Nesër, FSK Mirëpret Qytetarët në të Gjitha Kazermat

Forca e Sigurisë së Kosovës nesër nga ora 10:00 deri në orën 13:00 organizon “Ditën e Hapur” për nderë të “Ditës së Forcës”.

Në ora 11:00, në pistën e kazermës “Adem Jashari”, në Prishtinë, nga udhëheqësit e shtetit do ketë prononcime për medie.

FSK mirëpret qytetarët në të gjitha kazermat, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin.

Vizitorët do të kenë mundësi të shohin pajisje, ambiente si dhe aktivitete të ndryshme të cilat dëshmojnë kapacitete e FSK-së. /21Media