Haki Rugova e Gani Dreshaj - Foto: KALLXO.com

Nesër Fillon Fushata për Kryetar të Komunës së Istogut

Nesër në komunën e Istogut nis fushata zgjedhore.

Me vendim të Komisionit Qendror Zgjedhor fushata do të zgjasë 5 ditë, ku dita e shtunë do të jetë heshtje zgjedhore, ndërsa qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimin të dielën më 17 dhjetor.

Gara zgjedhore për kryetar të Istogut zhvillohet në mes të kandidatit të AAK-së Gani Dreshaj dhe atij të LDK-së Haki Rugova.

Rivotimi në Komunën e Istogut do të mbahet pas vendimit të PZAP-së, i cili ka pranuar si të bazuar ankesën e LDK-së e cila kishte kërkuar që të anulohen votat me postë. /21Media