foto: Ilustrim

Nesër i Bëhet Autopsia Gruas së Vdekur në ‘Mati1’

Autopsia e gruas së vdekur në ‘Mati 1’ do të bëhet nesër.

Aktualisht, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Lajmin për kryerjen e autopsisë ditën e nesërme e bëri të ditur për KALLXO.com drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

Prokuroria vdekjen e gruas e ka cilësuar të dyshimtë.