Një foto e përbashkëtt e anëtarëve të dy qeverive - Foto: Facebook

Nënshkruhen 12 Marrëveshje Kosovë-Shqipëri

Në mbledhjen e sotme të përbashkët, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar 12 marrëveshje.

Këtë informacion e ka dhënë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në “Facebook”.

“Në Korçën e Rilindjes sonë Kombëtare, në qytetin e shkollës së parë shqipe dhe në Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë mbajtën mbledhjen e katërt të përbashkët, duke nënshkruar 12 marrëveshje”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në rrjetin social.

“Gjaku, gjuha dhe flamuri na mbajtën bashkë dhe do të jemi bashkë në bashkimin tonë me BE-në dhe me NATO-n”, ka shtuar ai.

Sipas Haradinajt, mbledhja e ardhshme e përbashkët e dy qeverive do të mbahet në Pejë.

Mbledhja e sotme, e mbajtur në Korçë, ishte e katërta me radhë e zhvilluar mes dy qeverive.