Nënkryetari i Prishtinës Flet për Heqjen e Flamurit Kombëtar

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka shkuar te “Rrethi i Flamurit” pasi që nga aty është hequr flamuri kombëtar shqiptar, i cili, me vendim të kryeministrit Ramush Haradinaj, do të zëvendësohet me flamurin shtetëror të Kosovës.

Përballë qytetarëve që thërrisnin: “Marre, marre!”, Pacolli tha se vendimi për zëvendësimin e flamurit kombëtar është i shefit të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinajt.

KALLXO.com transmetoi LIVE qëndrimin e nënkryetarit të Prishtinës.