Nexhibe Arifi, nëna e Atdhe Arifit. Foto: Kallxo.com

Nëna e Atdhe Arifit: Krenohemi me Fëmijët Tanë

Nexhibe Arifi, nëna e Atdhe Arifit, i cili u dënua sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 6 vjet burg, insistoi sot se nuk ka pasur prova që Atdheu dhe të akuzuarit tjerë të shpallën fajtorë.

Atdhe Arifi u dënua pasi ishte i akuzuar për terrorizëm bashkë me grupin e aktivistëve tjerë të Vetëvendosjes për sulmin me mortajë ndaj Kuvendit të Kosovës në gusht të vitit 2016.

“Po ndihem shumë keq jo për djalin tim, por për Kosovën. Po ndihem keq që jemi duke jetu në këtë shtet ku shkilen të drejtat. Nuk ka asnjë provë të vetme. Unë garantoj për djalin tim se ku ka qenë. Asnjë provë nuk ka qenë”, tha Nexhibe Arifi pas shpalljes së aktgjykimit.

“Këtu është shkelë drejtësia deri në tokë. E kanë bërë këtë gjoja se ‘kemi pasë arsye pse e kemi vra Astritin’. Nuk kemi mu ndalë. Kemi me kërku drejtësi deri ku ka ligj botëror”, shtoi Nexhibe Arifi.

“Krenohemi me fëmijët tanë”, tha ajo.

Përveë Atdhe Arifit, i akuzuari tjetër Frashër Krasniqi është dënuar me 8 vjet, Egzon Haliti me 5 vjet e gjysmë ndërsa Adea Batusha me 2 vjet burg.