Ilustrim: Pixabay

Nëna Braktis Foshnjën

Policia në raportin 24 orësh njofton për braktisjen e një foshnjeje të porsalindur nga nëna e saj në Prishtinë.

Policia bën me dije se ka arrestuar dy persona- një burrë dhe një grua për ndryshimin e statusit të foshnjës së porsalindur.

Më pas, sipas policisë, kjo foshnjë është braktisur.

Policia njofton se foshnja e braktisur në bashkëpunim me punëtorin e Qendrës për Punë Sociale është kthyer në vend të sigurt dhe ndodhet nën përkujdesje mjekësore.

Të arrestuarit pas marrjes në pyetje me urdhër të prokurorit janë liruar .

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të braktisjes së foshnjave.