Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Nëna Ankohet Se u Dëbua nga Djali

Policia në raportin e saj të përditshëm njofton se ka arrestuar një person nën dyshimet për kanosje të nënës së tij.

Sipas policisë, nëna e të arrestuarit është ankuar se vazhdimisht është kërcënuar nga djali i saj.

Policia më tutje bën të ditur se i arrestuari e ka dëbuar nënën e tij, pasi më parë e ka detyruar ta shesë shtëpinë.

Të dyshuarit, me urdhër të prokurorit, i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të dhunës në familje.