Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Nën Ndikimin e Alkoolit Sulmon Zyrtarët Policorë

Në raportin ditor të policisë thuhet se dje rreth orës 19:30 një person është arrestuar në Lagjen “Arbanë” në Prizren, pasi ka sulmuar zyrtarët policorë nën ndikimin e alkoolit.

Gjate arrestimit të të dyshuarit tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit  i është konfiskuar një pistoletë dhe katërmbëdhjetë fishekë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor.

Edhe më 15 janar KALLXO.com ka shkruar për një rast të ngjashëm.

http://kallxo.com/dehuri-sulmon-policet/