Arrestimi i një të dyshuari - Foto: Ilustrim

Nën Ndikim të Alkoolit e Rrah Nënën

Një person është arrestuar në Prizren pasi ka rrahur nënën e tij.

Policia njofton se i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit kur ka goditur fizikisht nënën e tij si dhe kishte thyer xhamat e një lokali.

Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të kaluar, në Prizren.

Nëna e të dyshuarit sipas Policisë ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si lëndim i lehtë trupor.