Foto-ilustrim

Nën Kërcënimin e Armës i Grabisin Cigare

Sipas Policisë, rasti i grabitjes ka ndodhur në Gjilan.

Sipas ankuesit, tre të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armës i kanë hyrë në lokal dhe i kanë grabitur cigare.

Vlera e cigareve të vjedhura sipas ankuesit është rreth 3,000- 4,000 euro.

Grabitësit janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të djeshëm.