Nehat Idrizi Nuk e Komenton Deklaratën e Haradinajt për Rastin e Azem Sylës

Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, nuk e ka komentuar deklaratën e Kryeministrit Haradinaj që e dha sot në Kuvendin e Kosovës.

Haradinaj duke debatuar me deputetët ku u përmend edhe rasti ‘Toka’ ku i akuzuar është edhe Azem Syla, tha që: “Gjyqësori e ‘myti’ Azem Sylen’.

Sipas kryeministrit ma në faj është Gjyqësori se sa Azem Syla.

KALLXO.com ka kontaktuar me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, por ai ka refuzuar ta komentojë këtë deklaratë për shkak se nuk e ka parë dhe se ka dëgjuar.

“Nuk e kam parë deklaratën sepse deri më tani isha në një takim dhe pasi nuk e kam parë nuk mund ta komentoj”, tha Idrizi.

Ai nuk ka pranuar të flasë edhe pasi gazetari i KALLXO.com ia ka cituar deklaratën e kryeministrit Haradinaj.

Azem Syla është i akuzuar në aferën e tjetërsimit të tokave shoqërore në periferi të Prishtinës. Aktualisht është duke u mbrojtur në liri.

http://kallxo.com/haradinaj-gjyqesori-e-myti-azem-sylen/