Foto: RTV 21

Në Vikend Reshje Shiu e Bore

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga veriu.

Instituti thotë se si pasojë e depërtimit të këtyre masave të pritet të ketë reshje shiu dhe bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindje dhe veriperendimi me shpejtësi1-8m/s”, thuhet në njoftimin e institutit.