Arkiv - Ndizen qirinj në nderim të Oliver Ivanoviqit - Foto: KALLXO.com

Në Veri Ndizen Qirinj për Oliver Ivanoviqin

Në veri të të Mitrovicës, afër vendit ku sot në mëngjes u qëllua për vdekje Oliver Ivanoviq, disa qytetarë kanë ndezur qirinj në nderim të tij.

Disa qytetarë janë mbledhur afër vendit ku Oliver Ivanoviq u qëllua me armë zjarri dhe kanë ndezur qirinj.

Vendi ku u bë atentat ndaj Ivanoviqit është shumë afër selisë së partisë së tij, në Mitrovicën Veriore.

KALLXO.com mëson se ka përfunduar autopsia e kufomës së Oliver Ivanoviqit dhe në trupin e tij ekspertët mjekoligjorë kanë gjetur gjashtë predha nga një armë e vogël.

http://kallxo.com/perfundon-autopsia-per-oliver-ivanoviqin/

Autopsia është kryer nga mjekoligjorët e Kosovës në rajonin e Mitrovicës.