Recep Tayyip Erdogan | Foto: Wikipedia

Në Turqi Po Votohet për Forcimin e Pushtetit të Presidentit

Erdogan po synon të zëvendësojë sistemin parlamentar të Turqisë me një presidencë ekzekutive, raporton BBC.

Përkrahësit e tij thonë se ky veprim do të përmirësojë dhe modernizojë vendin ndërsa kundërshtuesit kanë frikë se ai do të çojë drejt një autoritarizmi më të madh.

Vota “Po” mund ta mbajë presidentin Erdogan në pozitë deri më 2029.

Rreth 55 milionë votues kanë të drejtë vote.

Rezultatet e para të pjesshme do të jepen në mbrëmje.

Sipas BBC-së, nëse votat do të jenë në favor të z. Erdogan, atëherë ai do të marrë kompetenca të zgjeruara: do të emërojë ministra, do të nxjerrë dekrete, do të zgjedhë gjyqtarë të lartë dhe të shpërndajë Parlamentin.

Erdogan ka thënë se ndryshimet janë të nevojshme për të adresuar sfidat e sigurisë me të cilat po përballet Turqia dhe për të shmangur qeveritë e brishta të koalicionit të së kaluarës.

Turqia Përgatitet për Referendumin mbi Rritjen e Pushtetit të Erdoganit