Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Në Skenderaj Konfiskohen Revole, Marihuanë e Para të Falsifikuara

Zyra për Informim Publik e Drejtorisë Rajonale të Policisë të Mitrovicës ka njoftuar për një aksion të ndërmarrë sot në mëngjes në Skenderaj, ku pas kontrollimit të një shtëpie është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

Sipas komunikatës, urdhër kontrolli u realizua mbi bazën dyshimeve të arsyeshme  për posedim të armës.

“Gjatë kontrollit në këtë lokacion është konfiskuar një pistoletë me gaz, një karikator, 26 gëzhoja të pistoletës, tri gëzhoja të armës së gjatë, nëntë qese folie marihuanë, dy qese marihuanë dhe kartëmonedha të ndryshme, të cilat dyshohet që janë të falsifikuara, me vlere prej 1,900 euro”, thekson komunikata e lëshuar nga Fexhrije Pllana, zyrtare për informim e DR Mitrovicë.

Në komunikatë theksohet se është arrestuar i dyshuari Q.G., 24-vjeçar, i cili dyshohet se ka pasur në posedim armën dhe dëshmitë e tjera.

Pas procedurave intervistuese i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit dërgohet në mbajtje.