Garda e rreshtuar për nderim të Haradinajt | Foto: RTV 21

Në Shqipëri Dalja e Parë e Haradinajt si Kryeministër

Njësiti Ceremonial i Gardës së Shqipërisë i uroi sot mirëseardhje kryeministrit Ramush Haradinaj që i shoqëruar nga Edi Rama nisi më pas një takim me të.

Haradinaj po e zhvillon sot në Tiranë vizitën e tij të parë jashtë vendit qëkur mori detyrën e Kryeministrit më 9 shtator.

Pas takimit me Ramën, Haradinaj do të marrë pjesë në mbledhjen inauguruese të Komisionit për Organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut.

Në orën 11 e 30 është paraparë konferencë për gazetarë e dy kryeministrave.

Më pas Haradinaj do të nderojë te Memoriali “Nënë Shqipëri”, ndërsa pritet të takohet edhe me Presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetarin e Partisë demokratike Lulzim Basha.