Foto ilustruese: Pixabay

Në Rinas, Policia i Sekuestron Izraelitit 250 Mijë Euro

Shërbimet e Policisë Kufitare të Shqipërisë në hyrje ushtruan kontroll fizik ndaj shtetasit izraelit E.R., 49 vjeç, lindur dhe banues në Izrael.

Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, gjatë kontrollit në bashkëpunim me Doganën Rinas, shtetasit E.R., i cili udhëtonte nga Moska për në Shqipëri, iu gjetën një sasi valute në kartëmonedha euro të padeklaruara në degën e Doganës Rinas, shuma prej 250.000 euro.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane për veprime të mëtejshme, në ngarkim të shtetasit E.R., për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.