Në Repartin e Onkologjisë mungojnë medikamentet për trajtimin e kancerit

Një paciente e cila është duke u trajtuar nga kanceri është ankuar në KALLXO.com se në Repartin e Onkologjisë janë duke munguar disa medikamente që përdoren për trajtimin e kancerit.

Zoladek dhe Anastrazol janë medikamentet të cilat do të mungojnë në Repartin e Onkologjisë deri më 30 maj.

Drejtori i Repartit të Onkologjisë, Ekrem Hyseni, ka thënë për KALLXO.com se me këto medikamente do të furnizohen edhe 5 ditë.

“Anastrazol dhe Zoladek vijnë me 30 maj sipas Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë për KALLXO.com.

Anastrazol është medikament i cili përdoret për trajtimin e kancerit të gjirit kurse Zoladeku përdoret për trajtimin e kancerit të prostatës dhe kancerit të gjirit.