Në Prishtinë, Rritje e Madhe e VV-së, Rënie e Dy Koalicioneve

Pas VV-së vjen koalicioni i drejtuar nga LDK, parti e cila që nga paslufta printe me vota në kryeqytet.

Vetëvendosje në këto zgjedhje i bie të ketë marrë mbi 7 mijë vota më shumë se LDK-AKR e mbi 18 mijë vota më shumë se PAN.

Me 99% të votave të numëruara, VV ka marrë 14 mijë vota më shumë këto zgjedhje.

Nga 20 mijë e 968 sa kishte në 2014, në këto zgjedhje ka arritur në 35 mijë e 165.

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka rënë për më shumë se 10 mijë vota.

Nga 30 mijë e 300 sa kishte, tash bashkë me AKR-në ka mbledhur 28 mijë e 873. Por nëse i bashkojmë votat e LDK-së dhe AKR-së më 2014, i bie që këto parti bashkë kanë marrë 37 mijë e 949 vota, ose 9 mijë e 76 vota më pak se në koalicion këtë vit.

Nëse mbledhim votat e PDK-së, AAK-së e Nismës (PAN) më 2014, bashkë të tria kanë marrë 24 mijë e 428 vota. Ndërsa PAN bashkë këtë herë ka marrë 16 mijë e 638 vota. Ose 7,790 vota më pak se më 2014.