Marshi i sivjetmë "1 MIliard në Këmbë" në Prishtinë

Në Prishtinë Ngritje në Këmbë Kundër Dhunës ndaj Gruas

Qindra qytetarë të Kosovës marshuan sot nëpër sheshet kryesore të Prishtinës, duke iu bashkuar edhe sivjet iniciativës “Një Miliard në Këmbë” që ka për qëllim protestimin kundër dhunës ndaj grave dhe vetëdijesimin që kjo dhunë të ndërpritet.

Marshi i sotëm u organizua nga Qendra për Art dhe Komunitetit “Artpolis”, ndërsa kishte moton “Ngrihu, Rebelohu, Bashkohu!”.

Jeta Berisha njëra nga organizatoret tha se gratë dhe vajzat duhet të ngrenë zërin kundër dhunës që ushtrohet ndaj tyre, ndërsa burrat duhet ta dëgjojnë këtë zë.

“Mesazhi për vetëdijesimin e burrave kundrejt ndalimit të dhunës ndaj grave-vajzave është më se i rëndësishmi për t’u dëgjuar. Promovimi i këtij marshi tregon shkeljet e një gruaje në mënyrë politike, ekonomike, sociale dhe atë seksuale, andaj gruaja-vajza duhet të ngre zërin, të jetë e vendosur në mosshfrytëzimin e saj”, tha  Jeta Berisha.

Marshimet  kundër dhunës ndaj grave “Një Miliard në Këmbë” nisën më 14 shkurt 2013 me iniciativë të Eve Ensler, një aktiviste feministe.

Iniciativa u quajt “Një Miliard në Këmbë” ngase në bazë të statistikave një në tri gra në botë dhunohet ose rrihet që duke marrë parasysh numrin e banorëve të planetit i bie se një miliard gra dhe vajza u nënshtrohen abuzimeve.

1 miliard1

KALLXO.com dhe Gazeta Jeta në Kosovë edhe më herët kanë shkruar për këtë marsh.

http://kallxo.com/marsh-kunder-dhunes-ndaj-gruas/

Me Vallëzim Kundër Dhunës Ndaj Grave

“Drejtësia në Kosovë” në nëntor të vitit 2015 transmetoi rrëfimin e një gruaje që deklaroi se ishte rrahur vazhdimisht nga burri i saj.

Në tetor të 2015-ës nga dhuna e ushtruar prej bashkëshortit vdiq në Suharekë Zejnepe Berisha, ndërsa burri i saj është duke u gjykuar për vrasje.

http://kallxo.com/espertize-neuropsikiatrike-per-vrasesin-e-zejnepe-berishes/

Redaktoi: Bekim Muhaxheri