Protesta në Pejë | Foto: KALLXO.com

Në Pejë u Protestua Kundër Demarkacionit

Në qendër të Pejës sot në mesditë u protestua kundër marrëveshjes së demarkacionit.

Në protestë përveç qytetarëve morën pjesë edhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Në protestë ishte i pranishëm edhe kryetari i “Vetëvendosjes” Visar Ymeri.

visar ymeri

Aty u pa dhe foli edhe Avdi Nokshiqi që para disa ditësh dërgoi në KALLXO.com fotografi të disa varrezave të dëmtuara afër Çakorrit, ndërsa për këtë dëmtim  KALLXO.com shkroi të premten.

http://kallxo.com/demtohen-varrezat-afer-cakorrit/

Protesta nga policia u vlerësua me numër të konsiderueshëm të pjesëmarrësve, ndërsa të mbledhurit në sheshin kryesor të Pejës kërkuan mosratifikim të marrëveshjes së demarkacionit.

Protesta e sotme e zhvilluar në Pejë u paralajmërua nga organizatorët më 23 gusht. Në këshillin organizativ të saj kishte edhe përfaqësues të nëndegëve të LDK-së e PDK-së në Rugovë.

Peja2

Peja1pEJA4

http://kallxo.com/pdk-e-ldk-ne-rugove-ne-proteste-kunder-demarkacionit/

http://kallxo.com/demarkacioni-kundershtohet-te-shtunen-ne-peje/

Seanca e Kuvendit të Kosovës ku pikë e rendit të ditës është ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi është caktuar më 1 mars. Atë ditë Lëvizja “Vetëvendosje” ka paralajmëruar protestë.