ARKIV: Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Në Pejë Arrestohen Gjashtë të Dyshuar për Vepra të Ndryshme Kriminale

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për vepra të ndryshme kriminale në rajonin e Pejës.

Në rastin e parë, Policia  ka arrestuar dy të dyshuar I.M. dhe V.A. për veprën penale “vjedhje pylli” në një pronë private në fshatin Gllogjan të Pejës.

Policia ka njoftuar se pas arrestimit, të dyshuarit kishin informuar hetuesit se janë kanosur me armë nga të dyshuarit P.K. dhe P.U., të cilëve gjatë bastisjes u kishin gjetur armë dhe fishekë të ndryshëm.

“Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre nga Policia janë gjetur dhe janë konfiskuar: një armë automatike AK-47, një karikator, 10 copë fishekë të kalibrit 7.62X39 mm, si dhe dhjetë copë fishekë kalibri 7.35mm, një pushkë gjuetie prodhimi turk, nëntëdhjetë e tre (93) copë armë kalibri 12 mm, një pistoletë CZ prodhim YU, dy karikatorë dhe nëntë copë fishekë të kalibrit 7.65mm, një  armë automatike AK-47 prodhim kinez, një karikator dhe 26 copë fishekë të kalibrit 7.62X39mm”, thuhet në njoftim të Policisë.

Ndaj dy të dyshuarve P.K. dhe P.U., Policia e Kosovë ka iniciuar rast për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim i paautorizuar i armës”.

Rasti i tjetër sipas Policisë së Kosovës ka të bëjë me përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm për çka është arrestuar i dyshuari F.R.

“Pas një pune operative në terren është arritur të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari F.R. ku nga i njëjti është konfiskuar arma automatike ‘Shkorpion’ me të cilën edhe dyshohet se kishte gjuajtur në ajër”, thuhet në njoftim të Policisë.

Sipas kësaj komunikate në ditën e e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2018, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe të dyshuarin A.B. për të shtëna me armë zjarri në rr. “Aleksandër Mojsiu” në Pejë.

“Nga patrullat policore identifikohet dhe arrestohet si i dyshuari A.B., i cili e ka dorëzuar pistoletën e llojit ‘Ekol special’, me një karikator të zbrazët. I dyshuari me urdhër të prokurorit kompetent, pas përfundimit të proceduarve është liruar në procedurë të rregullt.