Foto: RTV 21

Në Orën 14:00 Shpallet Vendimi për Rastin ‘Almiri’

Gjykata Themelore e Kumanovës sot do të shqiptojë dënimin për të gjithë të përfshirët, njëherësh edhe të akuzuarit në rastin e Almir Aliut.

Në rastin e Almir Aliut, Boban Iliq i cili paraprakisht ishte i akuzuar për vrasje, pas rikualifikimit të veprës akuzohet për vepër të rëndë kundër sigurisë dhe njerëzve në komunikacion që si dënim parasheh burg nga 4 deri 20 vjet.

Ndërsa gjithashtu për dhunë në këtë rast akuzohen babai i Almirit, Sedat Aliu bashkë me Abdulla Aliun dhe Sami Demirin.

Jashtë akuzës mbetet vëllai i Boban Iliq, Bojan Iliq.

Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor 2016 në Kumanovë si pasojë e shtypjes me makinë nga Boban Iliq.

Avokati i familjes Aliu gjithashtu ka thënë se është i padrejtë rikualifikimi i lëndës, nga vrasje në vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe mjeteve në komunikacion.