FOTO ILUSTRIM

Në Malishevë, Djemtë Sulmojnë Babain e Vëllai Motrën

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 28 korrik rreth orës 20:50.

Përveç që e kanë sulmuar fizikisht, djemtë e kanë larguar me forcë babain nga shtëpia e tij.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë janë arrestuar pasi që të njëjtit  pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht babain e tyre dhe me forcë e kanë larguar nga shtëpia e tij”, thuhet në raportin e Policisë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Po ashtu, Policia njofton edhe për një rast tjetër të dhunës në familje që ka ndodhur në Malishevë dje rreth orës 16:00.

Në këtë rast vëllai ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.