Salih Salihu (VV) në Debat pernime. Foto: Atdhe Mulla

Në Kuvend Kërkohet Qasje e Vitisë në Autostradën ‘Arbër Xhaferi’

Deputeti i Lëvizjes së Vetëvendosjes, Salih Salihu shprehu shqetësim lidhur me mos përfshirjen e Komunës së Vitisë në autostradën e paraparë, Prishtine- Hani i Elezit.

Salihu i cili po kandidon për kryetar të Komunës së Vitisë në zgjedhjet e 22 tetorit, tha se ky qytet ka potencial dhe duhet të ketë qasje në projektet e mëdha kapitale

“Komuna e Vitisë nuk është përfshirë në asnjë projekt kapital, mos përfshirja e Vitisë në autostradën e paraparë e ka lënë Vitinë, nuk ka kyçje në Gërlicë. I bëj thirrje qeverisë që urgjentisht t’i marrë parasysh kërkesat e qytetarëve dhe urgjentisht të bëhet kyçja”, tha Salihu.

Salihu u deklarua jashtë rendit të ditës në seancën ku parashihet të mbahet interpelanca e Kryeministrit, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të LDK-së për ta informuar Kuvendin mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikalo.