Seanca e sotme e Kuvendit - Foto: KALLXO.com

Në Kuvend Diskutohet për Buxhetin

Sot në Kuvendin e Kosovës do të diskutohet për Projektligjin e Buxhetit të Vitit 2018.

Në mbledhjen e sotme është paraparë edhe shqyrtimi i gatishmërisë për eksport në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Do të shqyrtohet gjithashtu marrëveshja për bujqësi dhe zhvillim rural mes këtij asociacioni dhe Qeverisë së Kosovës.

Në mbledhje do të shqyrtohen edhe masat doganore për mbrojtjen e pronësisë intelektuale.