Ilustrim

Në Ditën e Presidentit, Thaçi takon familjen e Rugovës

Presidenti Hashim Thaçi do ta takojë sot familjen e ish presidentit Ibrahim Rugova.

Këtë e ka bërë të ditur vet Thaçi përmes një njoftimi për media.

Takimi do të mbahet sot në orën 12:30 në zyrën e Presidentit Hashim Thaçi brenda Kuvendit të Kosovës.

Takimi do të mbahet në Ditën e Presidentit, 24 Majin. Kjo është dita kur Kosova kishte mbajtur zgjedhjet e para në vitin 1992 ku Rugova ishte zgjedhur President me shumicë dërmuese të votave.

Vajza e ish-presidentit Rugova, Teuta Rugova është deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kur Thaçi ishte votuar për president në shkurt të 2016, lulet i’a kishte dorëzuar, Teuta Rugovës.

http://kallxo.com/thaci-rugova-te-nderohet-si-president-pare-kosoves/

Me familjen Rugova më herët ishte takuar edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

http://kallxo.com/veseli-falenderues-per-kontributin-e-ish-presidentit-rugova/