Pamje nga votimet për kryetar të Komunës së Drenasit - Foto: KALLXO.com

Në Arllat Tenton të Votojë i Mituri

Në qendrën e votimit 0313E, në Arllat, ka tentuar të votojë një person i mitur.

I njëjti është larguar nga kryesuesi i qendrës së votimit pasi emri i tij nuk figuronte në listën e votuesve.

Sipas Ligjit mbi Zgjedhjet, çdo person ka të drejtë për të votuar në zgjedhje nëse i ka mbushur tetëmbëdhjetë (18) vjet në ditën kur mbahen zgjedhjet dhe  është i regjistruar si qytetar i Kosovës në Regjistrin Qendror Civil.

Në qendrën e votimit në Arllat janë të regjistruar 2,584 votues.

Në komunën e Drenasit sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune.

Në listën e votuesve të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve figurojnë 52,569 votues, numër që shënon një rritje prej 2,338 votuesve për dallim nga zgjedhjet e fundit në këtë komunë të mbajtura në vitin 2013.

Në garë për të marrë besimin e votuesve të Drenasit janë 6 kandidatë: Ramiz Lladrovci (PDK), Bedri Nika (LDK), Isa Xhemajlaj (NISMA), Elmi Thaçi (AKR), Vehbi Berisha (Fjala) dhe kandidati i pavarur Xhavit Drenori.

http://kallxo.com/hapen-kutite-e-votimit-ne-drenas/

Redaktoi: Naser Sertolli