Hasan Shala, kryetar i GJykatës së Apelit. Foto: KALLXO.com

‘Në Apel Nuk ka Pasur Përgjegjësi në Punë’

Ai ka thënë se me ardhjen e tij në krye të Apelit nuk do të tolerohet më mungesa e disiplinës dhe llogaridhënies në punë.

“Së pari ka pasë mungesë transparence, dy nuk ka pasë disiplinë dhe përgjegjësi në punë. Edhe stafi administrativ kanë nevojë për trajnime, për shkak se ndihet nevoja për trajnime si te stafi administrativ, ashtu edhe te gjyqtarët. Gjatë një kohe të gjatë nuk ka pas disiplinë, ardhja dhe dalja nga ‘Pallati’ ka qenë i pakontrolluar. Edhe tani ka përfunduar ajo procedurë dhe tani të gjithë vijnë siç e parasheh ligji”, ka thënë kryetari Shala.

Sipas tij në të gjitha Gjykatat Themelore, përfshirë edhe Apelin nuk ka patur llogaridhënie.

“Jo vetëm në Gjykatën e Apelit, por edhe në të gjitha Gjykatat Themelore konsideroj se nuk ka llogaridhënie për punën e gjyqësorit. Dhe unë konsideroj se duhet me pasë për çdo punë llogari. Nuk ka llogaridhënie nga vet gjyqtari, sepse edhe unë si kryetar duhet t’i jap llogari Këshillit Gjyqësor të Kosovës”, ka thënë kryetari i Apelit Hasan Shala.

Ai ka shtuar se nga data 15 janar të gjithë janë njoftuar se duhet patur disiplinë dhe përgjegjësi për punën e tyre.

“Prej ditës që e kam marrë unë këtë funksion këtu të gjithë janë me përgjegjësi në punë. Unë e kam gjetur kështu, por tash nuk është korrekte të flas për kolegët e mi që kanë qenë para meje. Unë jap përgjegjësi nga 15 janari”, ka thënë ai.

Deklaratën e Hasan Shalën mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: