Ndryshohet Logo e 10-vjetorit të Pavarësisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se Këshilli Organizativ për festimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka vendosur për ndërrimin e logot të eventit.

Ky ndryshim vie pas shqetësimeve të ngritura për ngjashmërinë e logos fillestare me një logo të një kompanie gjermane.

Logo e re sipas Thaçit tani do të përdoret në të gjitha aktivitetet e festimit të Pavarësisë.

“Më vjen mirë që Këshilli Organizativ u është përgjigjur pozitivisht shqetësimeve të ngritura në publik rreth ngjashmërisë së logos së dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës me një logo tjetër dhe ka vendosur që të ndryshojë atë. Logoja e re do të përdoret për të gjitha organizimet festive dhe për Medaljen Presidenciale Jubilare”, shkroi ai në Facebook.