Foto: REL/Reuters

Ndryshimet Klimatike ‘Kërcënojnë Mbijetesën e Fixhit’

Kryeministri i Fixhit, Frank Bainimarama, tha se ky ishull i Paqësorit është “në luftë për mbijetesë” pasi ndryshimet klimatike po sjellin ciklone “pothuajse konstante” vdekjeprurëse.

Bainimarama tha se Fixhi ka hyrë në një “epokë të frikshme” të motit ekstrem, që duhet të luftohet.

Komentet e tij vijnë pasi cikloni Josie ka shkaktuar viktima dhe përmbytje në Fixhi në fundjavë.

Në vitin 2016, një tjetër ciklon ka goditur Fixhin duke lënë 44 njerëz të vdekur dhe duke shkatërruar një të tretën e prodhimit ekonomik të vendit.

“Ne jemi tani në një nivel thuajse konstant të kërcënimit nga këto ngjarje ekstreme të motit”, tha Bainimarama, duke shtuar se ciklonet e fuqishme në rajon po bëhen “më të rënda” si pasojë e ndryshimeve klimatike.