Zbulohet Fisi me Gjuhë të Panjohur

Një zbulim i papritur është bërë në një nga zonat me të bukura por edhe më të izoluara të planetit.

Sipas “Fox News”, në një fshat të vogël përgjatë lumit Pergau në Sungai Rualu në Malajzi, janë gjetur njerëz që flasin një gjuhë të panjohur. Mësohet se gjuha e tyre quhet Jedek flitet nga rreth 280 njerëz.

Por ajo që i ka habitur të gjithë ka qenë fakti se në këtë fis disa gjëra në jetë janë shumë më të avancuar se shumë kultura tjera më të zhvilluara.

Në këtë komunitet ka barazi gjinore më të madhe sesa në shoqëritë perëndimore. Ata nuk e miratojnë dhunën apo rivalitetin midis fëmijëve.

Kjo mënyrë e jetës ka reflektuar edhe në gjuhën e tyre në të cilën nuk ka fjalë që tregojnë nocionin e pasurive të tilla si, për shembull, blej, shes, huazoj ose vjedh.

Megjithatë, ata kanë shumë fjalë që tregojnë ndarjen, shkëmbimin dhe bashkëpunimin.

Gjuhëtarët Nicolas Burenhult dhe Zhoan Jeger nga Universiteti i Suedisë në Lund kanë zbuluar këtë gjuhë duke studiuar gjuhën jahai në të njëjtën zonë.