Vjen Pajisja e Klimës LG Artcool, pa Zhurmë dhe e Mençur

Pajisja shpenzon 70% më pak energji elektrike

Artcool klima e kompanisë LG paraqet shembullin e teknologjisë avancuese dhe dizajnit në botën e pajisjeve të klimës.

Pajisja ka dizajn atraktiv dhe karakteristika interesante. Ajo ka reflektim shkëlqimi, derisa brendia e njësisë është vetëm 19 dB që bën pak zhurmë.

LG Artcool vjen me ngjyrë të zezë. Përveç përparësisë estetike, pajisja ka edhe funksione avancuese, të cilat sigurojnë kursimin e energjisë elektrike, ftohjen e shpejtë, eliminon aromat e pakëndshme dhe temperatura mund të menaxhohet përmes telefonit të mençur.

Pajisja ka Smart Inverter Compressor, që shpenzon 70% më pak energji elektrike dhe mundëson 40% ftohje më të shpejtë.

Ajri nga pajisja lëshohet në katër drejtime dhe ashtu vjen deri te ftohja e balancuar në gjithë hapësirën.

Artcool ka edhe shenjën e jonizuesit, i cili liron deri tre milionë jon, të cilët sterilizojnë me efikasitet grimcat e dëmshme dhe njëkohësisht neutralizojnë aromat.

Duke iu falënderuar modulit të integruar Wi-Fi në brendi të pajisjes së klimës dhe lidhjes së internetit, pajisja e klimës mund të menaxhohet përmes aplikacionit SmartThinQ® (Android ose iOS)./21 Media