foto-ilustrim

Vietnam 7 të vdekur nga Vërshimet

Nga vërshimet e shkaktuara si rezultat i shirave të fuqishme në veri të Vietnamit kanë humbur jetën shtatë persona dhe 27 të tjerë konsiderohen të zhdukur. Vërshimet kanë goditur provincën, Jen Baj ku dy persona kanë humbur jetën dhe 13 janë zhdukur, derisa pesë persona tjerë kanë vdekur në provincat fqinje Son La dhe Laj Çau. Rreth 900 pjesëtarë të forcave të sigurisë po marrin pjesë në kërkimet për personat e zhdukur. Vërshimet dhe stuhitë e shpeshta në Vietnam çdo vit marrin jetën e qindra personave.