Veturat e Kandidatit për Prishtinë

Debat Pernime ju sjell pamje të pasurisë familjare të kandidatëve për kryetarë të komunave të Kosovës.

Rifat Deri, kandidat për Kryetar të Prishtinës nga partia Alternativa posedon dy vetura personale.

Muala Deri, bashkëshortja e kandidatit në intervistën për Debat Pernime tregoi për pasurinë familjare të tyre.

“Pasuria e Rifatit është kjo shtëpi që e kemi ndërtu, mandej e ka edhe një tokë trashëgimi nga baba ajo është në qendër të Prishtinës por pastaj e ka ndërtu objektin së bashkë me vëllain e tij. E ka një veturë Reno, pastaj e ka Pezhon të cilin e vozit djali”, tha Deri.

Ajo po ashtu përmendi disa prej cilësive të burrit që sipas saj e bëjnë kandidat të denjë për ta udhëhequr kryeqytetin.

“Qytetarët e Prishtinës mendoj se duhet ta votojnë Rifatin pasi është edhe ndër qytetarët e vjetër të Prishtinës, e don Prishtinën. Është një person ambicioz, i sinqertë, ekonomist i dalluar”, tha ajo.