Vdekja e Ruses në Ksamil, Arrestohet Skafisti

Pak orë pas njoftimit se një  15 vjeçare me shtetësi Ruse ka vdekur në Ksamil policia ka arrestuar një person i cili besohet të jetë përgjegjës për këtë ngjarje.

Sipas njoftimit të policisë shqiptare  E.F.  dyshohet se ka goditur adoleshenten me helikën e mjetit lundrues qe është ne pronësi te tij. 31-vjeçari tentoi ta fshihte ngjarjen, por prokuroria ka arritur te gjeje gjurme flokësh ne mjetin lundrues, të cilat janë dërguar ne ekzaminim.

Vajza 15-vjeçare ishte duke u larë në zonën e tre ishujve të Ksamilit së bashku më të ëmën. Nëna e adoleshentes i ka thënë policisë se vajza ishte larguar për një moment me not dhe ajo kishte parë skafin të lëvizte në atë drejtim. Pas verifikimeve të para në spitalin e Sarandës në trupin e 15-vjeçares u panë qartë dëmtimet në krah, sup dhe kokë./rtv21