Vajza e Kandidatit Mesazh mbi Keqpërdorimit e  Buxhetit

Ahmet Grajqevci, kandidat për Kryetar të Komunës së Fushë Kosovë nga Alenca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë një mesazh nga familjarët mbi kujdesin me përdorimin e parasë publike.

Vajza e kandidatit, Sofije Grajqevci në intervistën për debatpernime ka thënë se familja e saj nuk do ta përkrahë atë nëse keqpërdoret buxheti komunal.

“Ne nuk jemi asnjë të varur nga rrogat që mund ti ketë babai. Nuk besoj që do ta keqpërdorë buxhetin e Komunës së Fushë Kosovës edhe ishalla do zoti nuk e bën atë gjest… gjithë familja nuk do ta përkrahë në ato vepra”, tha Grajqevci.

Ajo gjithashtu rrëfeu mbi disa karakteristika të personalitetit të babait të saj.

“Përkujdeset shumë për veten e sa i përket punëve të shtëpisë, jo shumë pak”, tha ajo.

Ndërkaq sa i përket pasurisë familjare ajo tha se shumica është fituar nga biznesi i vëllezërve të saj.

“Pasuria nuk është vetëm e babait por kam edhe dy vëllezërve, kanë shtëpi në fshat, banesa në Fushë Kosovë, kanë një autoservis. Babai ka një veturë.