Pamje nga Shkupi | Foto: Rron Gjinovci

Temperaturat në Maqedoni Deri në 38 Gradë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të matura mesatare, pasdite në zonat malore me paraqitje të rrallë të shiut dhe bubullima.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 12 deri në 19, ndërsa ato ditore prej 32 deri 38 gradë. Indeksi UV do të jetë 9.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët veriore. Temperaturat do të arrijnë nga 15 deri në 38 gradë.

Deri të martën temperaturat do të jenë në rritje të përditshme.

Duke filluar nga nesër në pjesë më të madhe të vendit temperatura do të kalojë 35° С, ndërsa në juglindje do të arrijë edhe 40° С. Indeksi UV sërish do të ketë vlerë të lartë 9.

Gjatë fundjavës edhe të hënën nuk përjashtohet paraqitja e rrallë e shiut me bubullima, para së gjithash në zonat malore në perëndim dhe juglindje.

Ndryshim dhe më freskët pritet nga e marta nga fundi i ditës, por edhe të martën do të jetë shumë ngrohtë./21Media