Taksitë Fluturues dhe Veturat e Reja Elektrike për Udhëtim në të Ardhmen

Udhëtarët e së ardhmes mund të lirohen nga rrugët e ngjeshura me trafik nëse realizohen planet e Uber për taksitë fluturues.

Në ngjarjen për teknologji Web Summit në Lisbonë, shërbimi për udhëtim shpalosi përshtypjen e artistit për një makinë elegante futuriste që shpreson se do të përdoret për fluturime demontruese në vitin 2020.

Kompania synon të ketë pasagjerët e vet të parë me pagesë në qytete të ndryshme rreth botës deri në vitin 2023, megjithëse plani akoma po has në disa pengesa të mëdha.

Fluturakja që funskionon me bateri duket si hibrid midis një aeroplani të vogël dhe një helikopteri me krahë dhe rotorë të fiksuar.

Në c shpresojnë se në fund do të bëhet formë masive e transportit dhe t’u kushtojë udhëtarëve më pak sesa të kenë veturën e vet, megjithësen në fillim do të kushtojë më shumë.

Skema akoma ballafaqohet me plot sfida, përshirë certifikimin të makinës së re nga autoritetet, trajnimin për pilotë dhe posedimin e sistemeve të menxhimit të trafikut të ajrit që parandalojnë përplasjet.

Holden bëri të ditur se Uber po i bashkohet projektit të NASA për të zgjeruar sistemet e trafikut ajror.

Lëvizshmëria Urban është temë e nxehtë këtu, ku krejt skena i është përkushtuar teknikës dhe robotikës së makinave.

Duke shpresuar që udhëtarët janë akoma të interesuar për të lëvizur në tokë në kompaninë fillestare suedeze Uniti, po synojnë që të lansojnë një veturë elektrike për qytet që është e optimizuar për performancë të lartë dhe zhdërvjelltësi në mjediset e mbushura urbane.

Kompania e themeluar nga Siemens do të nxjerrë makinën e vet të fundit në fund të vitit, kurse porositë e para do të bëhen në vitin 2019.

Ambiciet e kompanisë fillestare vijnë në kohën e aktivitetit të ngjeshur brenda industrive të teknologjisë dhe veturave për të ndërtuar vetura më ekologjike, me sisteme më autonome dhe madje, edhe vetura plotësisht vetë-ngasëse.

Web Summit u mbajt nga 6-9 nëntor në Fil & Altice Arena të Lisbonës./21Media