Si do të Reagonte Gruaja nëse Kandidati Keqpërdor Buxhetin?

Amir Rexhepi, kandidat nga Aleanca Kosova e Re për Komunën e Ferizajt do të përballet më një rezistencë të drejtpërdrejtë ndaj keqpërdorimit të buxhetit nëse bëhet kryetar.

Besarta Grozda, bashkëshortja e kandidatit, tregoi për reagimin e saj në rast se do të dëgjonte për keqpërdorime të mundshme nga bashkëshorti.

“Pse i ke harxhu paret e qytetarëve të Komunës së Ferizajit? Nuk ka qenë e nevojshme ajo për ty, përderisa na e kemi veturën tonë, nuk është e nevojshme me marrë veturën zyrtare”, tha ajo.

Megjithatë, Grozda siguroi se burri saj ka cilësi të personalitetit që nuk e lejojnë të korruptohet.

“Amiri nuk është hy në politikë për me ja pa hajrin politikës, është i pa korruptuar , është besnik është punëtor”, tha Grozda.

Sa i përket pasurisë në intervistën për Debat Pernime, ajo përmendi se posedojnë një veturë të tipit Tauran.