Shqipëria Ndeshje të Mahnitshme, Kosova Dështon

Izraeli – Shqipëria dhe Kosova – Turqia ishin ndeshje të vlefshme për kualifikime të botërorit “Russia 2018”

Kombëtarja shqiptare tregoi një ndeshje të mahnitshme, duke luajtur lojën më të mirë gjatë kualifikimeve, pasi mundi Izraelin si mysafir me rezultat 0 me 3.

Autorë të golave ishin Armando Sadiku 2 herë, dhe Ledian Memushaj shënoi golin e tretë, shkruan rtv21.tv.

Kombëtarja kosovare nuk ishte e suksesshme në ndeshjen e saj kundër Turqisë. Ndeshja përfundoi me fitoren e mysafirëve me rezultat 1 me 4.

Goliat për Turqinë i shënuan Volkan Sen, Cengiz Under, Burak Yilmaz dhe Ozan Tufan, ndërsa golin e nderit për kosovarët e shënoi qendërmbrojtësi Amir Rrahmani./21Media